Eshte rritur ne Suedi, por prej dy vitesh eshte spostuar ne Itali, aty ku po spikat me paraqitjet e tij. E kemi fjalen per mbrojtesin me origjine nga Shkodra Elmando Gjini.

18 vjeçari fillimisht luajti me Akademine e Bolonjes, ndersa prej tetorit te vitit te kaluar eshte bashkuar me Akademine e Xhenoas dhe aktualisht luan me ekipin U19.

Gjini eshte titullar i padiskutueshem me kete ekip, eshte i gjate 2.00 metra dhe nga ndeshja ne ndeshje spikat me performacen e tij duke u shnderruar ne nje lojtare te rendesishem per te.

Nderkohe pak dite me pare ka qene edhe protagonist i nje goli te shenuar, pikerisht ne ndeshjen e luajtur ndaj Empolit. Pas nje goditje kendi, ai ka kercyer sakte me koke duke e derguar topin ne rrjete.

Elmando ka qene pjese e kombetares U17 te Shqiperise fillimisht e me pas edhe me ate U19, nderkohe qe tani mesohet se eshte ne planet e trajnerit Bushi per kombetaren U21.

Me poshte keni mundesine te shijoni golin e tij shenuar ndaj Empolit…