Specialisti i futbollit dhe ish-trajneri i Kombëtares Astrit Hafizi gjeti si shkak të humbjes së Partizanit në derbin e sotëm 2-1 me Tiranën mënjanimin e dyshes së sulmit Çinari-Asani në formacionin titullar.

Sipas tij, Partizani u shfaq i frikësuar në fushë ndaj bardhebluve, ndërsa gjeti si shkak tjetër të mposhtjes së kampionëve në fuqi të vendit gabimet në qarkullimin e topit nga mbrojtësi rumun i të kuqve Boldor.

‘’Partizani ishte i frikësuar. U duk që te formacioni kur Lerda la jashtë dy sulmuesit kryesorë Çinarin dhe Asanin.. Nuk mund të lihen jashtë dy sulmuesit. Duhet t’i motivonte të dy. Gabimë e bënë shumë nga qendra e mbrojtjes.

Boldor gaboi në mbajtjen e topit. Tirana krijoi raste dhe pastaj erdhi goli. Duke mos e vrarë frikën, nuk e merr dot rezultatin’’, mendon Hafizi.