Ish-trajneri i njohur i Kombëtares, Astrit Hafizi, tashmë në rolin e opinionistit në studion e “Gol pas Golit”, ka shpërthyer ndaj presidentit Refik Halili, pas vendimit për largimin e trajnerit Nevil Dede. Në prononcimin e tij, ai u shpreh:

“Kemi të drejtë të bëjmë një lidhje të ngjarjeve, dhe të nxjerrim një konkluzion. Ngjarja që ndodhi tregon që Dede është thirrur nga presidenti i Tiranës, padiskutim.

Problemi ka qenë aktivizimi i Kukës në formacion, mbas largimit të Dedes, ai nuk ishte në formacion. U vërtetua që në vendin e tij u fut Danso. Ishte me urdhër të presidentit, ky ishte gabim fatal i Halilit, që ndërhyri në punën e trajnerit. Ti ke të drejtë ta heqësh trajnerin, por jo të ndërysh në punën e tij. Ka hequr shumë trajnerë. Përgjegjësia është e Halilit, nuk le njeri të punojë aty.

Kjo nuk është normale. Klubi kështu do të vuaj gjithmonë. Luan Kuka apo s’luan Halili, nuk është normale. Mund ta çoni edhe Tiranën më keq. Faji është i Halilit, pa diskutim, nuk kemi pse i biem kaq gjatë. Do të vazhdohet me këtë frymë te Tirana, do ta çojnë aty ku s’mban më. Tha që do heqë trajnera dhe nuk do të marrë opinionista, ky është një justifikim.

Nuk mund të behet ironi, është përgjegjësia kryesore për largimin e Dedes, jam i bindur që ai ka ikur vetë, edhe në pjesën e dytë u pa qartë aktivizimi i Halilit. Nuk mund ta marrë peng askush Tiranën, është emër i madh Tirana, ka një fanellë të rëndë, jo kështu”, u shpreh Astrit Hafizi.