Ditën e djeshme, Laçi ka marrë një humbje në ndeshjen në “Elbasan Arena” ndaj Partizanit. Kurbinasit janë në krizë rezultatesh dhe koleksionuan humbjen e dytë rradhazi.

Ndeshjen ndaj Partizanit, Laçi mund edhe ta kishte barazuar nëse do të tregohej më e kujdesshme, por gjithçka e ka një faturë. Në listën e dëmëve pas kësaj ndeshje, kurbinasve iu shtua kartoni i verdhë i Aleksandar Ignjatoviç, një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës.

Me këtë karton të marrë, mbrojtësi ka plotësuar numrin e katër ndëshkimeve me kartonë të verdhë dhe do duhet të mungojë në ndeshjen e ardhshme, që nuk është aspak një sfidë e zakonshme.

Këtë javë, kurbinasit do të kenë përballë Vllazninë, në një ndeshje shumë delikate, që pritet të tregojë shumë mbi forcën e të dy ekipeve në këtë sezon.

Gjithsesi, në “Loro Boriçi” trajneri Mirel Josa do të duhet të bëjë pa kapitenin dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm të kurbinasve.
Maringlen ZHIVANI