Ndeshja e sezonit te kaluar ne mes Vllaznise dhe Kastriotit, luajtur ne Shkoder dhe qe u mbyll ne barazim 0-0, i pat kushtuar rende kuqebluve sepse pikerisht pas atij rezultati filloi tatepjeta per ta.

E gjitha erdhi sespe ata nuk munden dot te fitojne ndaj krutaneve qe nuk kujdeseshin per lojen, por thjesht ta vononin ate duke sajuar menyra nga me te ndryshmet. Mbi te gjitha shtrirje ne fushe e futbollisteve, gjoja me pretekstin e demtimit.

Por nese Kastrioti edhe mund te “justifikohet”, veprimet e futbollisteve te AEL mbreme ishin te pajustifikueshme. Ata kane ndalur lojen ne mbi 20 raste, gjoja per demtim duke thirrur ne fushe stafin mjekesor.

Interesant ka qene nje moment rreth minutes se 80-te kur nje nga lojtaret qipriote u shtri ne fushe dhe arbitri i ndeshjes thirri stafin mjekesor per t’i dhene ndihmen e duhur.

Keta, ne fakt bene ate qe duhet bere, duke vrapuar ne fushe drejt lojtarit, por ne ato momente te gjithe kemi pare numrin 6 te AEL duke u çirrur duke bertitur. Dhe a e dini per çfare: Qe ata te mos vraponin sepse loja duhej vonuar sa me shume!

Veprime te tilla sollen edhe irritimin e futbollisteve te Vllaznise e po ashtu edhe te tifozeve qe reaguan, ndoshta jo ne menyren e duhur, por sjella e futbollisteve qipriote ne fushe ka qene vertete e patolerueshme per nje ekip qe do te luaje tashme ne turin e trete te “Conference League”./SHKODRA-SPORT.COM/