Vllaznia nuk po ngre dot kokën. Shkodranët humbën 1-0 sfidën me Skënderbeun atëherë kur ndeshja po shkonte drejt barazimit dhe pritej vetëm vërshëllima e trefishtë. Kaq ka mjaftuar që tifozët të ”vërshojnë” ndaj lojtarëve duke i cilësuar ata si të paaftë.

Interesant është një koment ku thotë: ”Mirë që kanë rënë Flamurtari dhe Luftëtari”. Ka nga ata që përmendin dhe emra konkretë. Një situatë e tillë nuk i shkon aspak përshtat një klubi me emër në historinë e futbollit shqiptar.

Kjo është disfata e tre-të në pesë ndeshjet e fundit për Vllazninë. Vendi i tetë në tabelë nuk jep aspak siguri dhe këtë e dinë mirë në kampin verior.

Kampionati është i gjatë dhe ka akoma ndeshje deri në fund. Synimi kryesor është që të shpëtohet sezoni, i cili ka marrë një ”rrugë” pa krye.