Pas 28 ndeshjesh, Liverpool më në fund është mposhtur në Premier League. Ekip i Watford ka shokuar kampionët e Europës dhe të Botës, duke i mposhtur me rezultatin e thellë 3-0. Askush nuk e priste, askush nuk e parashikonte.

Fusha e Watford është delikate, por pas një pjesë të parë të mirë të Liverpool dhe pas dëmtimit horror të yllit të Watford, Gerard Deuolofeu, mendohej se të kuqtë e Jurgen Klopp do të kishin një fitore rutinë.

Megjithatë, Ismaila Sarr shënoi dy gola në fillimin e pjesës së dytë dhe shokoi Liverpoolin kryesues. Të besuarit e Klopp nuk arritën të reagonin dhe kapiteni Troy Deeney vendos qershinë mbi tortë, duke i dhënë fitoren historike Liverpoolit.

Të paktën dhe këtë sezon, Arsenali mban petkun e kampionit si ekipi i vetëm pa asnjë humbje në Premier League./abcnews/

Premier League, java 28

Watford – Liverpool 3-0
Sarr 54′ 60′, Deeney 72′