Vetem 19 vjeç por po perjeton momentet me te lumtura te karrieres se tij. E kemi fjalen per futbollistin me origjine nga Shkodra Andrea Ndoj. Ai eshte aktualisht pjese e ekipit B te Olimpiakos, por prej se henes po stervitet me ekipin e pare dhe madje sot ka udhetuar me te drejt Frances per ndeshjen e neserme ndaj Nantes te vlefshme per kompeticionin “Europa League”.

Ndoshta as ne enderr nuk e kishte imagjinuar veten ne kete menyre, por tashme ky eshte nje realitet dhe ai po mundohet ta shijoje ne menyren e duhur. Nga Franca ku ndodhet me skuadren i grumbulluar, Ndoj ka dhene nje interviste ekskluzive per gazeten “Shkodra Sport” te cilen mund ta ndiqni me poshte:


– Andrea mirembrama. Si e pritet vendimin e trajnerit per te udhetuar sot me skuadren drejt Frances per ndeshjen europiane ndaj Nantes?

Te them te drejten me erdhi shume e papritur. Une qe prej se henes jam thirrur ne stervitje me ekipin e pare, nderkohe qe dje ishim bashke me shoket e ekipit ne kuzhine, kur trajneri me komunikoi vendimin e tij per te marre me vete me skuadren ne France. Sigurisht qe u lumturova shume dhe sa nuk u hodha perpjete nga gezimi.


– Mendoni se ky eshte nje vleresim i madh i trajnerit per kete grumbullim?

Ai me ka ndjekur rregullisht, eshte i gezuar per rritjen qe kam bere dhe me kerkoi vetem qe te jap 100 per qind ne çdo moment.


– Pret te luash ndonje minute neser ndaj Nantes?

E veshtire, nuk e besoj por nese ndodh ju siguroj qe kam per te dhene me te miren time, per te justifikuar besimin e te gjitheve.

– Do fitoje Olimpiakos?

Patjeter.


– Çfare objektivash ka Olimpiakos sivjet ne Europa League?

Synimet janë të jemi konkurrues dhe të arrijmë sa më shumë që të mundemi.


– Si eshte te jesh ne nje skuader me nje lojtar si Marcelo te cilit iu be nje pritje madheshtore nga tifozet tuaj?

Stërvitja me një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë të jep motivim dhe vlerë të madhe.


– E keni takuar personalisht keto dy dite?

Jo nuk e kam takuar personalisht. Ai ka qene ne qendren tone stervitore, por po punon vetem derisa te kape formen e duhur fizike.


– Çfare synon Andrea kete sezon me Olimpiakos?

Une synoj për t’u bërë më të mirën ne aspektin individidual dhe për të marrë kohë me ekipin e parë dhe pse jo, te fitoj tituj me te.

– Po perjeton nje enderr te bukur duke qene pjese e ekipit te pare te Olimpiakos me shume emra te medhenj ne rradhet e tij?

Padyshim qe po dhe kjo enderr dua qe te zgjase sa me shume.

– Familja juaj eshte e lumtur per keto arritjet tuaja te fundit?

Nuk ka si te jete ndryshe, perveçse te jene me te lumtur se kurre.

– Kush nga prinderit eshte gezuar me teper?

Besoj se te dy, por natyrisht me shume babai, njeriu qe me ka mbeshtetur fort vazhdimisht.
Intervistoi: Gjergj KOLA