Laçiani Sokol Çekaj ishte i pari qe shpalli dy dite me pare zyrtarisht kandidaturen e tij per postin e BAFSH (Bashkimi i Arbitrave te Futbollit Shqiptar).

Por duket se perpos tij do te kete edhe kandidatura te tjera per te zevendesuar Tahir Kastratin ne kete post. I dyti duket se do te jete serish verior, por kete here nga Lezha.

Behet fjale per Prek Pjetrushin. Ish- arbitri i njohur i cili prej vitesh eshte edhe funksionar i Federates Shqiptare te Futbollit per caktimin dhe drejtimin e arbitrave, tashme kerkon edhe kete post te larte.

Lajmi ne fjale e ka konfirmuar per gazeten “Shkodra Sport” ish- arbitri i njohur shkodran Mhill Shkembi qe eshte shprehur: “Nga sa kam marre vesh, tashme ka nisur edhe shpallja e kandidaturave. Sokol Çekaj e ka bere zyrtare kandidaturen e tij, por besoj se do te kete edhe te tjere.

Njeri prej tyre do jete Prek Pjetrushi. Ai ka disa kohe qe e ka menduar nje gje te tille dhe madje ma ka komunikuar perpara disa kohesh dhe ka kerkuar edhe mbeshtetjen tone”.

Por a do kete nje kandidature edhe nga Shkodra per postin e presidentit te ri apo dhe te anetarit te kryesise se kesaj shoqate? Shkembi shprehet se duhet me patjeter qe kryeqendra e Veriut ta kete nje perfaqesues te denje ne kete organizem te larte te arbitrave te futbollit.

“Ka mbi 30 vite qe Shkodra nuk ka asnje perfaqesues te saj ne kete kryesi dhe kjo eshte e pafalshme. Duke mos patur perfaqesues aty, qofte edhe per te sherbyer si mburoje e ekipeve te futbollit te kesaj zone apo dhe per t’i dhene mbeshtetjen arbitrave shkodrane, duhet qe kete here ta marrim seriozisht.

Pse jo, te angazhohet edhe vete Bashkia Shkoder apo dhe struktura te tjera per te gjetur nje figure dinjitoze. Kjo nuk behet thjesht duke e gjetur kete figure dhe duke e derguar si propozim. Duhet edhe lobuar per ta shpallur fitues sepse na ka ndodhur me perpara qe jemi propozuar dhe e kemi humbur garen per nje apo dy vota sepse nuk kemi patur mbeshtetje te plote”- eshte shprehur Mhill Shkembi ne prononcimin e tij per “Shkodra Sport”.