Nesër në orën 14.00 në “Elbasan Arena” do të zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Shqipërisë për U-19, ajo në mes Vllaznisë dhe Shkëndisë së Tiranës.

Një ndeshje që pritet me interes në të dy kampet sepse në fund të fundit është finale dhe padyshim që secili dëshiron ta fitojë.

Këtë gjë e thotë edhe trajneri i ekipit shkodran Luan Zmijani i cili për “Shkodra Sport” shprehet: “Jemi në përgatitjet e fundit për këtë ndeshje.

Padyshim që kemi të bëjmë me një finale dhe dashje pa dashje ka emocione sepse të gjithë dëshirojnë ta fitojnë.

Edhe Vllaznia U-19 ka këtë objektiv. Nuk do të jetë e lehtë sepse edhe Shkëndia ka një ekip shumë të mirë dhe jo më kot ndodhet në vendin e parë në kampionat.

Sa i takon ekipit tim mund të them se javët e fundit ai po gëzon një formë shumë të mirë sportive sepse ka arritur t’i lërë pas ato probleme që pati kohë më parë.

Nuk mund të them nëse jemi ne më favoritë për ta fituar këtë trofe apo kundërshtari.

E rëndësishme është që Vllaznia U-19 do të hyjë në fushë me shumë dëshirë për ta merituar Kupën dhe për t’i dhuruar Shkodrës një tjetër trofe”.
© shkodrasport.com