Arben Parmeza, trajneri i Murlanit, është shumë i kënaqur që dy lojtare të ekipit të tij bëjnë pjesë në Kombëtaren e femrave U19.

Parmeza, i ftuar në emisionin “Sport Arena” të TV Rozafa, ndër të tjera ka theksuar ky numër duhet të rritet sa më shumë, teksa në këtë mënyrë rritet edhe niveli i këtyre vajzave.

“Padiskutim që, është kënaqësi e madhe për ne, që kemi dy lojtare të Murlanit në Kombëtaren U19 dhe për ato vajza, që përfaqësojnë ngjyrat e kombit.

Ma merr mendja që është një motivim i madh, jo vetëm për ato vajza, por edhe për të gjitha ato vajza të tjera që merren me këtë sport.

Eshtë një motivim i madh për punën e tyre dhe ta shtojmë këtë numër sa më shumë. Ta rrisim nivelin e këtyre vajzave”,-tha gjatë prononcimit të tij, trajneri i Murlanit të femrave, Arben Parmeza.
Maringlen ZHIVANI