Shqipëria sfidon Skocinë në ndeshjen e fundit në grupin 1 të Ligës C. Skuadra e Kristina Panuçit duhet të marrë me patjetër një rezultat pozitiv, për të evituar mundësinë për të zbritur në Ligën D.

Në “Loro Boriçi” kuqezinjtë dot ndeshe me skuadrën skoceze, e cila në ndeshjen e parë dominoi në të gjitha drejtimet, duke na mundur në me rezultatin 2-0. Në Shkodër do të jenë rreth 2000 tifozë miq, që kanë udhëtuar për këtë ndeshje, por dhe një numër jo i vogël tifozësh kuqezi, që kanë sfiduar temperaturat e ulëta.

Panuçi ka zgjedhur një skuadër sulmuese për këtë takim, me Grezdën e Uzunin që do të mbështesin Manajt. Surprizë aktivizimi i lushnjarit, i cili ka fituar balotazhin me Balajn. Në mbrojtje Binaku dhe Veseli do të pozicionohen nga krahët, ndërsa në qendër Mbaraj dhe Gjimshiti. Mesfusha do të përbëhet nga Memushaj, Xhaka dhe Kaçe.