Vllaznia mund edhe Farken dhe siguron fitoren e shtate ne po kaq ndeshje te luajtura. Skuadra shkodrane sot fitoi 3-1 me përmbysje në “Fahrie Hoti” ndaj Tiranës, ndeshje që nisi më mirë për kryeqytetasit.

Farka shpresoi në një surprizë, por kjo ëndërr zgjati vetëm një set, pasi më tej në fushë komanduan miqtë shkodranë, që përmbysën shifrat. Vllaznia fitoi 3 setet e tjera dhe korri suksesin e gjashtë në po kaq takime të luajtura dhe synon ta mbyllë fazën e parë në krye (të shtunën e ardhshme pret Skënderbeun në Shkodër)

Volejboll – Meshkuj, java e 8-të (17 nëntor)

Skënderbeu – Partizani, 3-2 (21-25, 25-21, 25-22, 22-25, 15-13)

Farka Volley – Vllaznia, 1-3 (25-21, 13-25, 22-25, 18-25)

Teuta – Elbasani, 0-3 (21-25, 16-25, 23-25)

Studenti – Erzeni, 0-3 (14-25, 24-26, 23-25)

Tirana (pushim)

Renditja: Erzeni 22 pikë (7/1), Vllaznia 19 pikë (7/0), Tirana 15 pikë (5/2), Skënderbeu 15 pikë (5/2), Partizani 10 pikë (3/4), Studenti 9 pikë (3/4), Farka Volley 3 pikë (1/6), Elbasani 3 pikë (1/6), Teuta 0 pikë (0/7) .