Starti i mbare me kombetaren shqiptare i trajnerit brazilian Silvinjo i ka bere per vete te gjithe. “Çdo trajner do ta kishte zili atë që po bën Silvinjo në një kohë kaq të shkurtër te Kombëtarja shqiptare”.

Kështu shprehet fillimisht ish-trajneri i kuqezinjve, Astrit Hafizi, në një intervistë për “Panorama Sport”, duke vlerësuar ndryshimet që braziliani ka sjellë në ekipin kombëtar, edhe pse ka disa kritika të vogla për ndeshjen e parë, por këtë e justifikon me kohën e shkurtër që trajneri i ri ka në stol.

Por nga ana tjeter ish- trajneri shkodran i kombetares shqiptare ka dhene mendimin e tij edhe ne lidhje me nje fakt aspak te kendshem: Perjashtimin pak kohe me pare te Ervin Fakajt nga kombetarja e veteraneve.

“Është një turp. Diçka që nuk i shkon asnjë federate. Mund të them diçka edhe nëpërmjet kësaj interviste, sepse ne flasim më shumë në përgjithësi.

I them presidentit Duka, je apo nuk je në krye dhe bashkë me gjithë të mirat që ke bërë për futbollin tonë, nuk mund ta heqësh emrin tim nga ajo që kam bërë, sado pak dhe modeste, për ekipin kombëtar. Unë e kam vendin tim, por…”- eshte shprehur Astrit Hafizi./SHKODRA-SPORT.COM/