Astrit Hafizi ka arritur majen e trajnimit teksa ka patur jo pak suksese me Vllaznine, por me pas edhe me drejtimin e ekipit kombetar shqiptar. Si rrjedhoje eshte ne gjendje te flase per “statusin” e trajnerit dhe ate se çfare ndodh rendom me ta ne kampionatin shqiptar duke u larguar herepashere nga drejtimi i skuadrave.

Ne nje prononcim per “Panorama Sport”, ai eshte shprehur se “trajneret konsiderohen si lecka” te cilet mund te hidhen ne rruge kollaj nga presidentet sepse jane te pambrojtur.

‘E para, mendoj që duhet t’i ndajmë trajnerët në dy grupe. Të paktën nga ideja që kam krijuar pas një përvoje 30-40 vjeçare. Kemi trajnerë që kanë luajtur futboll dhe që nuk kanë luajtur futboll. Kjo është edhe kudo në botë. Këta trajnerë i ndajmë sërish në dy kategori: ata që kanë pasur rezultat dhe ata që nuk kanë pasur. Me një fjalë, jo të gjithë që kanë luajtur futboll mund të bëhen trajnerë.

Mund të jetë dikush që ka luajtur pak edhe është tërhequr për arsye të ndryshme, por dëmtim apo arsye tjetër ose disa që kanë qënë legjenda në futbollin e luajtur, por nuk janë bërë trajnerë. Po t’i referohemi ikonave të futbollit botëror, kemi disa emra, duke filluar me Krojfin që ishte një nga “Asët” e botës dhe u bë një trajner shumë i mirë. Dhe kthehemi te emra të tjerë si Van Basten dhe Platini, emblema edhe këta që e provuan trajningun dhe u tërhoqën.

Po t’i kthehemi futbollit tonë që kemi këtu, kemi shumë yje të futbollit që nuk u bënë trajnerë. Fillojmë me Panajot Panon, të paktën grupi që e njeh apo Sabah Bizi, që punuan shumë pak dhe e kuptuan e u tërhoqën. Apo Iljaz Çeço te Dinamo.

Kur i largojnë jashtë, ana financiare e trajnerit është e siguruar. Këtu nuk është i mbrojtur fare. Të dy palët janë me gabime. Me të vërtet këtë largimin presidentët e klubeve shqiptare e kanë bërë si rrugë, por e keqja është se i lenë edhe pa rroga. Unë kam frikë se një pjesë e trajnerëve këtu, punojnë pa kontratë. Qofsha edhe i gabuar.

I dëgjoj që thonë: “Kemi bërë një marrëveshje xhentëlmenësh”. Po çfarë është kjo? Nuk e kuptoj sesi punojnë këtu te ne. Por, edhe sikur ta kanë një kontratë të rregullt, të huajt e respektojnë këtë. Një trajner bën gabime të përsëritura. Mirë që shkon në një president që e ka hequr njëherë më përpara, por nuk e kam edhe kontratën e rregullt.

Përmendëm edhe De Laurentesin, por e ka mundësinë që t’i paguajë tri trajnerët njëkohësisht, edhe pse është rruga e gabuar, pasi e shikoni si po i shkon Napolit. Këtu fillojnë gjyqet, problemet dhe sjellin këto pasoja. I thonë trajnerit largohu ti, jep dorëheqjen që të mos paguajnë detyrimet. Nuk duhet të përdoren si një leckë”.