Barazimi 0-0 ne ndeshjen e javes se kaluar ne Rrogozhine ndaj Egnatias, i ka ndare ne dy kampe tifozet apo dhe specialistet. Ka prej atyre qe mendojne se edhe nje barazim ndaj kesaj skuadre nuk eshte keq per Vllaznine ngaqe per te kjo fushe ishte kthyer ne nje “mace te zeze”.
Por nga ana tjeter, ka edhe te tjere qe mendojne se per te pretenduar titullin kampion duhej bere me shume dhe duhej kerkuar me insistim deri ne fund fitorja sepse ndryshe nuk mund te ruash ritmin e skuadrave te tjera pretendente.
Keshtu mendon edhe specialisti i futbollisti Astrit Hafizi i cili e ka bere nje deklarate te tille ne emisionin “Studio Sport” ne Vizion Plus, emision ky qe drejtohet nga moderatorja e njohur Vilma Masha, kur eshte shprehur:
“Duke pase parasysh faktin qe Vllaznia kete jave do te luante ne Rrogozhine, sigurisht qe do ta kishte te veshtire, ndaj nje skuadre me te cilen i ka humbur te dyja ndeshjet e meparshme te ketij kampionati.
Vllaznia fitoi 2-1 ne fazen e pare ne Tirane dhe nje jave me pas shkoi e humbi 3-0 ne Rrogozhine. Kete here, duke qene se serish kjo ndeshje vinte pas nje fitoreje me Tiranen, si duket pjestaret e ekipit shkodran i vune vetes nje objektiv per te mos e humbur kete ndeshje.
Pame nje skuader e cila ne pjesen sulmuese nuk rrezikoi ashtu si duhet, e me pas edhe Egnatia ndoqi te njejten taktike, “ruaju ti, ruaju une” dhe ndeshja shkoi ne ate menyre qe te mos humbte asnjera.
Por une mendoj se nje skuader qe pretendon, me grupin e lojtareve qe ka, duhet te beje edhe disa sakrifica brenda lojes duke pase parasysh qe edhe me 3 apo 4 sulmuesa e bej lojen ndoshta ne 15 minutat e fundit, pavaresisht se une mendoj qe te marresh nje pike ne transferte me Egnatian, nuk eshte gje e lehte. Megjithate, e perseris qe Vllaznia duhej te bente me teper ne kete ndeshje”./SHKODRA-SPORT.COM/