Astrologia e njohur, Meri Shehu, ishte mëngjesin e kësaj të hëne e ftuar në emisionin “Wake Up” ku ka bërë parashikimin e yjeve për muajin dhjetor. Por jo vetëm kaq, pasi ajo bëri edhe një parashikim të Kombëtares shqiptare në EURO 2024.

Shehu u shpreh se Kombëtarja jonë do të luftojë fort dhe pse mos të fitojë. Sipas saj, skuadra jonë është në shenjën e Binjakëve dhe gjatë gjithë qershorit kjo shenjë merr stafetën.

Pjesë nga biseda në studio:

Blendi Salaj: Do doja të ndaleshim pak te Shqipëria në EURO 2024, sepse e di që të pëlqen futbolli dhe që je e apasionuar edhe pas këtij sporti

Neada Muçaj: Por kemi rënë në grup me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë

Meri Shehu: E di si thashë? Edhe Zoti t’a kishte piketuar, nuk do e kishte piketuar kaq bukur. Aty nuk po shkojnë për të fituar kupën duke luajtur pranë me Çekinë, as me Slloveninë, as me Greqinë. Dhe e dyta, do të bëni një publicitet të paparë. Hap lojën me kampionen në fuqi, derisa t’a marrë tjetra, kampione në fuqi është Italia. Juve ju intereson fitorja? Fitojeni.

Blendi Salaj: Pra ti thua është një gjë e mirë të përballesh me titanët?

Meri Shehu: Ishte grupi më i mirë, e po ta them sinqerisht, se e meritonit të ishit

Blendi Salaj: Tani po më flet mua sikur jam pjesë e Kombëtares dhe po më pëlqen

Meri Shehu: Po ti je pjesë e Kombëtares se edhe ti ke shumë pasion

Blendi Salaj: Më bëj një parashikim se çfarë ndodh në këtë grup të bukur? Dalim nga ky grup apo nuk dalim?

Mëri Shehu: Ky është një grup që ju edhe po nuk dolët, të paktën të tregoni se sa do luftoni dhe të humbni me dinjitet. Medalja ka dy anë, fitoren dhe humbjen. Të humbësh me dinjitet është gjë e bukur. Po pse mos të fitoni? Unë e di që shqiptarët për të rënë në sy dhe për të bërë atë show-n e vet, kapen si ajo macja në ferrë. Edhe jemi në Binjakë në qershor, e jo më kot e përmenda që jemi skuadër në shenjën e Binjakëve, në qershor futet Jupiteri në Binjak dhe mendoj se mund të kemi shumë fat.

Neada Muçaj: Po Sylvinho është Dash si shenjë e horoskopit

Meri Shehu: Po shyqyr, Dashi tamam me sport dhe me top, shumë bukur dhe ai ka fatin e vet. Ja shikojeni goxha burrë simpatik, do japë fat sepse ai ka energji, është shenjë e sportit ai.

Blendi Salaj: Ti po thua se ka surpriza Shqipëria në qershor..

Meri Shehu: Patjetër. Skuadra jonë është në shenjën e Binjakëve dhe gjithë qershorin flitet për Binjakët, ata do e marrin stafetën, pse jo mos ta fitojmë.