Atletet e Vllaznise e kane nisur mbare edhe vitin 2024. Ne garat e Kampionatit Kombetar Individual Dimeror qe u zhvilluan diten e djeshme ne Elbasan, ato kane bere paraqitje shume te mira duke zene disa vende te para ne disiplinat ku kane konkurruar.

Keshtu, spikati atleti Franko Burraj i cili ne garen e 400 m, zuri vendin e pare me rezultatin 46”93. Ai gjithashtu u shpall edhe sportisti me i mire i aktivitetit me 1112 pike olimpike.

Leandro Çardaku ne garen e 60 metrave zuri vendin e pare me rezultatin 6”99, nje rezultat ky shume premtues e qe ka vite qe nuk arrihet.

Muhamet Çangeli ne garen e kercimit se gjati zuri vendin e pare me rezultatin 7.33 m, nje rezultat premtues dhe tregues i rezultateve progresive te keti atleti.

Kolindo Kiri ne garen e kercimit 3-hap zuri vendin e pare me rezultatin 15.27m, nje rezultat shume mire per kete atlet, qe premton shume.

Glenis Haxhia ne garen e kercimit se larti zuri vendin e pare me rezultatin 1.90 m. Po ashtu ka spikatur atletja Erisa Rrasa e cila ne garen e kercimit se gjati dhe kercimit trehapesh zuri vendet e para, me rezultatet 5.55 m dhe 10.90 m. Ky ishte nje rikthim i kesaj atlete pas shume demtimesh.

Po ashtu paraqitje te mire kane bere edhe atletet Durjon Idrizaj ne 60m/p, dhe trehap duke zene vendin e dyte. Genald Selhanej ne garen e 60m/p vendi trete dhe ne 400 vendi i trete. Erdi duka ne kercim se gjati vendi i trete me rezultatin 6.66 m. Sidrit Kopliku ne garen e 800m zuri vendin e dyte me rezultatin 2’08”45.

Rezultate premtuese kane arritur edhe atletet e rinj, Rigers Haxhia ne 60 m, Salvator Gjeçaj ne 400 m, Serdar Cungu ne 60 m, Dejan Balla ne 400 m, Renis Jasini ne 60 m, Idlir Hoxha ne 400 m, Mario Cepi ne kercim se gjati dhe Elizeo Spathari ne kercim se gjati. Per te reja spikaten, Roah Bashli ne kercim se gjati dhe po ashtu edhe Elois Heta ne kercim se gjati./SHKODRA-SPORT.COM/