Thursday, January 29, 2026
FAQJA E PARE ATLETIKEAtletët e Vllaznisë e nisin mbarë vitin 2026. Dominojnë në garat e...

Atletët e Vllaznisë e nisin mbarë vitin 2026. Dominojnë në garat e kampionatit kombëtar individual dimëror

Ndonëse në kushte atmosferike të përshtatshme, ditën e sotme është zhvilluar kampionati kombëtar individual dimëror. Atletët e Vllaznisë edhe njëherë tjetër kanë treguar vlerat e tyre duke dominuar në shumë prej garave të zhvilluara.

Kështu në 60 metra Leandro Çardaku ka zënë vend të parë, por me kohë të njëjtë me një atlet të ekipit të Teutës. Në 60 metra me pengesa, ka qenë Durjon Idrizaj që ka zënë vend të parë dhe është shpallur kampion ndërsa po në këtë garë atleti tjetër i Vllaznisë Ergi Dallnesi është renditur i dyti.

Në 400 metra Franko Burraj ka zënë vendin e parë dhe njëkohësisht është shpallur edhe sportisti më i mirë i kampionatit duke konfirmuar edhe njëherë tjetër se mbetet atleti më i mirë në vend.

Në 800 metra Sidrit Kopliku është renditur i dyti ndërsa i treti është renditur Elsar Balaj. Në kërcimin së gjati Muhamet Çangeli është shpallur kampion, Endri Rakaj është renditur i dyti dhe Mario Cepi i treti. Në kërcimin trepahësh Kolindo Kiri është shpallur kampion, Muhamet Çangeli i dyti dhe Mario Cepi i treti.

Në kërcim së larti, Glenis Haxhiaj ka zënë vendin e parë dhe është shpallur kampion. Për femra, Erisa Rrasa është shpallur kampione, ndërsa Elois Heta është renditur e treta dhe po në këtë vend kjo e fundit është renditur edhe në garën e kërcimit trehapësh.

Në këtë mënyrë mbyllet një tjetër aktivitet që tregoi dominimin absolut të ekipit të Vllaznisë, të drejtuar nga trajnerët Albert Marashi, Bruno Rrotani, Dorian Tafa dhe Jetmir Jahaj. Atletët më të mirë të garave të sotme, do të jenë pjesë e kombëtares shqiptare që do të marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik të Sallave të Mbyllura që do të zhvillohet më 23 shkurt në Beograd.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments