Atleti i Vllaznise Kolindo Kiri sebashku me trajnerin e tij Bruno Rrotani qe prej dites se djeshme ndodhen ne Izrael, aty ku do te marrin pjese ne Kampionatin Europian U20 qe zhvillohet ne Jerusalem.

Shqiperia perfaqesohet ne kete eveniment shume te rendesishem edhe me atleten Redia Dauti e cila do te konkurroje ne garen e 3000 metrave me pengese, nderkohe qe Kolindo Kiri do te garoje ne garen e tij te preferuar, ate te kercimit trehapesh.

Atleti shkodran konsiderohet nje nga ata me me perspektive ne Shqiperi dhe si rrjedhoje pritet te beje nje paraqitje te mire edhe ne garen e pas dy diteve ne kete Europian. Sigurisht qe per te e rendesishme eshte qe te tentoje te thyeje rekordin personal e me pas te renditet sa me mire.

Kiri dhe trajneri Rrotani kane kohe qe punojne sebashku me objektiva te qarta dhe tashme ka ardhur momenti per te marre futet e kesaj pune edhe me rezultate ne arenen nderkombetare./SHKODRA-SPORT.COM/