“Atletik Klub” eshte nje Akademite me serioze dhe me te suksesshme qe po funksionon ne Shkoder keto vitet e fundit. Te rregjistruar ne kampionatet e Liges Amatore ato kane rreth 200 femije, duke e bere ate ndoshta Akademine me numrin me te madh te sportisteve te rregjistruar.
Kuptohet si çdo fundviti, drejtuesit e kesaj Akademie shtrojne darken e falenderimit per te gjithe trajneret e saj, ata te cilet me pasionin e tyre mbajne gjalle frymen e grupit dhe suksesit te saj.
Kete gje, ata e kane bere te ditur permes nje postimi ne faqen e tyre zyrtare, ku shkruajne:
Ne darken e fundvitit.
Faleminderit per punen tuaj te palodhshme dhe pasionin tuaj per te punuar dhe perkushtuar cdo dite dhe me shume femijeve qe jane pjese e jona.
Faleminderit stafi dhe ju urojme nje vite plot suksese dhe arritje qellimesh.