Vllaznia e volejbollit te femrave me ne fund gjen fitoren e pare ne kampionat. Ka ndodhur keshtu pasditen e sotme kur ajo ka fituar ne transferte ndaj ekipit te Lushnjes. Ne fund te ketij takimi eshte sigluar rezultati 3-1 ne favor te vajzave shkodrane.

Ndonese ne pamje te pare konsiderohej nje ndeshje e lehte, nuk ka rezultuar keshtu. Madje ka qene Lushnja ajo e cila ka fituar setin e pare me shifrat 26-24, por vetem kaq sepse Vllaznia me pas “zgjohet” dhe ben kthesen qe do ta çonte ate drejt fitores.

Seti i dyte do te fitohej nga Vllaznia me shifrat 25-20 dhe ne kete menyre numri i tyre do te barazohej ne 1-1. Kaq ka mjaftuar qe ekipi kuqeblu ta fitonte lehte setin e trete ne shifrat 25-17 dhe me pas edhe te katertin 25-20 dhe ne kete menyre, kane fituar krejt ndeshjen me rezultatin 3-1.

Ne kete menyre ekipi i drejtuar nga trajneri Besnik Lisha ka marre fitoren e pare ne kampionat, pas tre humbjeve te pesuar ne javet e para pikerisht nga ekipeve pretendente si Partizani, Skenderbeu dhe Tiranes.

Stafi i ekipit te Vllaznise pret qe edhe ne javet e ardhshme rezultatet pozitive te vijojne. Kalendari tashme eshte disi me i lehte dhe kjo do ta ndihmoje skuadren per te shkuar aty ku deshirojne te jene./SHKODRA-SPORT.COM/