Edhe sot nuk ka qene me i miri ne fushe, por me golat e tij po rezulton vendimtar per Vllaznine. E kemi fjalen per mesfushorin Herald Marku i cili sot ndaj Bylisit ka shenuar golin e tij te katert per kete kampionat. E veçanta e golit te sotem ka qene se ai eshte shenuar me kemben e tij te djathte, qe nuk eshte “e preferuara” e tij.

Megjithate e rendesishme eshte qe topi perfundoi ne rrjete, megjithate edhe pas golit te Jonuzit, serish Vllaznia nuk ka qene e qete per te shkuar drejt fitores dhe sekondat e fundit te ndeshjes jane shoqeruar me ankth, megjithate ne fund shkodranet i jane gezuar trepikeshit.

Vete Marku ka dhene nje prononcim per mediat pas ndeshjes ku eshte shprehur: “‘Sigurisht që është një ndjesi mjaft pozitive të shënosh dhe të ndihmosh ekipin. Përsonalisht preferoj të jem i varur nga përformancat e mira, më pas goli për mua është një plus.

Mendoj se sulmuesit po bëjnë një punë mjaft të mirë, duke më lënë mua hapësira dhe shanse për të shënuar dhe shpresoj se dhe për to të vijë shumë shpejt goli”. Te plote prononcimin e futbollistit te Vllaznise mund ta ndiqni ne linkun e meposhtem: