Nje incident eshte rregjistruar ne fundin e ndeshjes Vllaznia-Bylis, qe u zhvillua ne “Loro Boriçi” dhe perfundoi me fitoren e shkodraneve 2-1. Ne fundin e perballjes se sotme, ka pasur nje perplasje mes presidentit ballshiot Besnik Kapllanaj dhe disa tifozeve shkodrane te pranishem aty, por Kapllanaj ka pasur edhe nje debat ne distance me drejtuesit shkodrane.

Ne fundin e ndeshjes, fillimisht ka qene presidenti Kapllanaj, qe ka gjuajtur dhe goditur shishe drejt kryesorit Adrian Beqiraj qe nga tribuna VIP dhe me pas, ka pasur sherr edhe ne kete tribune Ne keto momente, ka nderhyre edhe security, por debati dhe konfrontimet fizike kane vijuar serish.

Me pas, keta te fundit me veshtiresi arriten te ndalonin perplasjen dhe konfrontimet fizike mes tifozeve shkodrane dhe drejtuesve te Bylisit qe shkaktuan kaosin, ndersa me pas ka pasur edhe shoqerime drejt Komisariatit te Policise se Shkodres.

Ne fakt, edhe gjate ndeshjes, presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, ka kontestuar nga tribuna VIP me fjale e shprehje vulgare gjyqtarin e ndeshjes, Adrian Beqiraj dhe kuptohet qe kjo ka krijuar edhe nje acarim tek pjesa tjeter e tribunes dhe tek tifozet shkodrane.
Maringlen ZHIVANI