Vetem 17 vjeç e gjysem por mbrojtesi me origjine nga Shkodra Klevis Haxhari ka firmosur te paren kontrate profesioniste me klubin e New York City duke u bere i pari lojtar qe firmos me ekipin e pare duke ardhur drejteperdrejte nga Akademia.

Mbrojtesi shtatelarte qe eshte edhe pjese e kombetares shqiptare U19 te cilen e perfaqesoi edhe ne eliminatoret e Kampionatit Europian qe u zhvilluan muajin e kaluar duke bere nje performance te mire.

Edhe me Akademine e New Yorkut paraqitjet kane qene shume te mira dhe jo me kot i ka ardhur edhe propozimi per te firmosur te paren kontrate profesioniste. Vete Haxhari eshte shprehur i lumtur per kete gje duke u shprehur:

““Jam i emocionuar që kam nënshkruar kontratën time të parë profesionale dhe vazhdoj zhvillimin tim këtu në NYCFC. Dua të falënderoj të gjithë në klub dhe shokët e mi të skuadrës që besuan tek unë dhe më ndihmuan të arrij këtu ku jam tani.

E di që puna vazhdon dhe e vlerësoj këtë mundësi për të vazhduar udhëtimin tim futbollistik këtu në NYCFC. Do të punoj shumë për t’u zhvilluar dhe përmirësuar çdo ditë, dhe mezi pres fillimin e sezonit të ardhshëm dhe shpresoj të sjell në shtëpi disa suksese së bashku me shokët e mi të skuadrës.”
Gjergj KOLA