Nje nga Akademite me te suksesshme ne Shkoder gjate ketyre viteve te fundit eshte pikerisht “Atletik Klub”. Nje Akademi e cila e ka perqendruar punen e saj ne moshat 7-15 vjeç dhe si rrjedhoje, nuk kane munguar edhe sukseset.

Nga rradhet e saj po dalin çdo vit lojtare cilesore te cilet me pas mbushin rradhet e ekipeve te tjera qe luajne ne Kategorite superiore. Suksesi me i fundit i “Atletik” ka qene ne kupen ““Autochthonous” ku fituan dy nga tre kupat e vendosura nga organizatoret.

Vete “Atletik Klub Shkodra” permes nje postimi ne faqen e tij zyrtare ia ka dedikuar keto suksese stafit te trajnereve qe punojne plot perkushtim dhe qe ata i konsiderojne “heronj”. Ja çfare shkruhet ne postimin e kesaj shoqate:

“Heronjte e vertete per te cilet jemi shume krenar dhe falenderues per punen e tyre te palodhur dhe me shume pasion dhe pse me shume probleme anesore te cilat jane te pranueshme dhe te papranueshme shpeshhere. keta jane serish ne maksimumin e tyre dhe gjithmone e me optimiste per punen me femijet.

Ndjese disa nga trajneret qe nuk jane ne foto por falenderimi shkon per te gjithe stafin. Faleminderit dhe shume suksese.
Ju jeni triumfi me i madh i joni”./SHKODRA-SPORT.COM/