Nje gol i sulmuesit Brilant Hasaj 15 minuta para fundit, i ka mjaftuar ekipit te Murlanit per te fituar “derbin” ndaj Ades, luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive “Adriatik” te Velipojes.

Me kete rezultat, Ada tashme duket se nuk ka me asnje shans per te qendruar ne kategorine e dyte sepse ka mbetur serish ne kuoten e 2 pikeve dhe shanset e mbijeteses duken thuajse zero.

Djemte e drejtuar nga trajneri Frroku jane munduar jo pak per te mos dale pa pike nga sfida e sotme, por rastet e krijuara prej tyre nuk jane konkretizuar. Tjeter gje ka ndodhur me Murlanin qe eshte treguar me efikas dhe si rrjedhoje, me golin e Hasajt ka marre nje trepikesh me shume vlere.

Nga minuta e 78-te ekipi i Murlanit ka luajtur me 10 futbolliste sepse Senad Lekaj pas dy kartonave te verdhe te marre, eshte ndeshkuar edhe me te kuqin duke e lene skuadren e tij me nje lojtar me pak, por kjo nuk ka ndikuar ne rezultatin e ndeshjes.

Po ashtu ne minuten e 97-te ka patur edhe nje tjeter karton te kuq, per Cubin po te Murlanit, por serish gjerat nuk kane dhe ekipi i tij me 9 futbolliste ne fushen e lojes ne fund, ia ka dale te marre nje trepikesh me shume vlere.

Me fitoren e sotme Murlani i drejtuar nga Vahedin Pepaj eshte ngjitur ne kuoten e 13 pikeve duke u pozicionuar ne vendin e tete te renditjes, nderkohe qe Ada ka vetem 2 pike dhe eshte e 12-ta duke mbyllur tabelen e klasifikimit./SHKODRA-SPORT.COM/

ADA- MURLANi 0-1

Shenues: Brilant Hasaj ’76

ADA: Rexhepi, Hurmi, Lera, Laçeja, Qeleshi, Curri, Vogli, Barros, Meta, Dani, A.Frroku. Trajner Florian Frroku. U aktivizuan edhe Usamah, Trashani, Teixeira.

MURLANI: Çaku, Ramja, Temja, Çomo, Qerpiku, Trianoski, Lekaj, Djepaxhia, Kaçubela, Noronha, B. Hasaj. Trajner Vahedin Pepaj. U aktivizuan edhe Cubi e Lani.