Sporti i peshengritjes ne Shkoder ka nxjerre emra te shquar ne vite, kampione e rekordmene te medhenj te cilet kane hyre tashme ne historine e ketij sporti per gjithe ate kontribut te dhene.

Por ka edhe nga ata te cilet perpos karrieres si sportist, kane lene gjurme edhe si trajner. Njeri prej tyre ka qene pikerisht Muhamet Tuzi. Po ndalemi sot tek ky personazh ngaqe ka ditelindjen. Ai feston 69 vjetorin e lindjes dhe me kete rast gazeta “Shkodra Sport” i uron edhe 100 vite te tjera te lumtura!

Ka lindur ne Shkoder me 18 mars 1954 dhe ne moshen 16 vjeçare vendos te merret me peshengritje duke patur si trajner te pare Maliq Gruden. Ne vitin 1974 ai duke konkurruar me te rriturit e Vllaznise do te arrinte normen e kategorise se pare duke patur trajnere Gjovalin Çunin dhe Hamza Çelwn.

Ne kete vit do te fillonte studimet ne Insitutin e Larte te Kultures Fizike “Vojo Kushi” ne Tirane dhe si rrjedhoje do te kalonte tek ekipi i Studentit. Gjate viteve qe eshte ne kete shkolle, perfaqeson Studentin ne te gjitha aktivitet kombetare.

Ne vitin 1978 do te kthehej ne Shkoder dhe njekohesisht do te fillonte serish stervitjen me ekipin e Vllaznise duke bere paraqitje shume te mira ne te gjitha garat ku ka marre pjese. Ai ka ndihmuar ekipin per te plotesuar peshat e tij ku ka patur nevoje dhe duke i dhene piket e duhura per renditjen ekipore. E ka vazhduar karrieren si sportist deri ne vitin 1985 dhe ne vitet e fundit te karrieres, ka qene edhe sportist por edhe trajner i ekipit te paraterinjve te Vllaznise.

Ne vitin 1998 do te niste punen si trajner duke punuar kryesisht si trajner me moshat, por edhe me te rriturit. Madje nen drejtimin e tij Vllaznia do te shpallej tre kampione e Shqiperise si dhe do te fitonte dy here Kupen e Shqiperise. Muhamet Tuzi per disa vite me rradhe ka qene edhe trajner i ekipit tone kombetar.

Nder sportistet me elitar qe ai ka stervitur mund te permendim disa, duke filluar nga Renato Sulkja, Erkand Qerimaj ne fillimet e tij, e me pas Xhulio Prroni e Emanuel Lushi qe kane arritur rezultate te larta sportive jo vetem ne garat kombetare por edhe ato nderkombetare teksa nuk kane munguar edhe medaljet. Per te mberritur deri tek sportisti i fundit, Stiven Krajni me te cilin ai mbylli karrieren si trajner dy vite me pare, pra ne vitin 2019 kur doli ne pension.
Gjergj KOLA