Ato e Latifit dhe Males nuk do te jene mungesat e vetme te Vllaznise per sfiden e rradhes, ate ndaj Laçit qe do te luhet diten e neserme ne oren 13.00 ne stadiumin e qytetit te Laçit.

Atyre u eshte shtuar edhe ajo e mesfushorit Rejan Alivoda. Ky i fundit ka marre nje goditje ne ndeshjen e kaluar te kupes me Partizanin dhe si rrjedhoje dy ditet e fundit ka zhvilluar stervitje individuale.

Sigurisht qe nuk kemi te bejme me diçka serioze, por qe gjithsesi do kohen e vet per rikuperim dhe per kete arsye, 19 vjeçari nuk do te jete fare me ekipin ne transferten e Laçit. Trajneri Josa i ka dhene udhezimet e tij per te vijuar edhe neser ne Shkoder me nje program stervitor individual.

Nderkohe siç eshte bere e ditur, ai te marten do te udhetoje drejt Turqise bashke me kombetaren Shprese per dy ndeshjet miqwsore te saj dhe gjendja e tij do te shikohet ne ditet ne vazhdim.

Alivoda ndonese po luan sezonin e tij te pare me ekipin e te rriturve te Vllaznise, ka spikatur menjehere me performancat e tij duke u bere nje lojtar i rendesishem i ekipit dhe jo me kot mungesa e tij ndihet gjithmone./SHKODRA-SPORT.COM/