Thursday, June 4, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELajmi i fundit/ Vllaznia siguron portën, rinovon edhe me një tjetër 'gardian'

Lajmi i fundit/ Vllaznia siguron portën, rinovon edhe me një tjetër ‘gardian’

Reparti i vetëm që nuk do preket tek Vllaznia është ai i portës. Kjo sepse të tre portierët që mbyllën sezonin e kaluar, do të jenë sërish pjesë e skuadrës edhe në sezonin e ri. Kështu pas rinovimit të Leon Pohls, ka ardhur një tjetër rinovim. Këtë herë bëhet fjalë për Rezart Bunjajn.

Sëbashku edhe me Aron Jukajn që ka një kontratë afatgjate me kuqeblutë, në këtë mënyrë plotësohet treshja e portierëve që do të sigurojnë skuadrën edhe për sezonin e ri.

Bunjaj në fakt nuk pati shumë hapësira tek ekipi i parë dhe si rrjedhojë më shumë është aktivizuar tek Vllaznia B, por drejtuesit e klubit duke e ditur që duhen tre portierë dhe të bindur në aftësitë e tij, kanë vendosur t’i rinovojnë kontratën 20 vjeçarit. Një gjë e tillë bëhet e ditur përmes një postimi të fundit të klubit shkodran.

“RINOVOJMË EDHE ME PORTIERIN REZART BUNJAJ


KF Vllaznia dëshiron të bëjë me dije se ka rinovuar kontratën edhe me portierin Rezart Bunjaj. Sëbashku me Pohls dhe Jukaj, këto tre portierë do të jenë siguria e skuadrës kuqeblu në prapavijën e saj për sezonin e ri”- shkruhet në postimin e klubit shkodran.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments