Vllaznia do te luaje neser ndaj Laçit sfiden e rradhes per kampionat dhe ne rradhet e saj ka optimizem per marrjen e nje rezultati pozitiv qe do ta linte ate brenda objektivave te saj. Nje besim i tille eshte shfaqur edhe ne fjalet e trajnerit Mirel Josa ne konferencen e sotme per shtyp.

Numri 1 i pankines shkodrane e ka pranuar se kundershtari ndodhet ne pozita te veshtira, por edhe ai beje kerkoje te marre maksimumin nga ky 90 minutesh.

“Te gjitha ndeshjet ne i vleresojme njelloj, nuk ka ndeshje te forta dhe te lehta, pavaresisht pozitave qe kane te dyja skuadrat sepse diferenca e pikeve aty- aty eshte. Une asnjehere nuk kam qene i kenaqur me barazimin por rezultati varet nga shume gjera dhe konkluzionet nxirren ne fund nese je i kenaqur apo jo me nje rezultat.

Di te them se fusha e Laçit eshte nje fushe ku luhet futboll dhe nese di ta luash futbollin, eshte nje fushe shume e mire. Ne do te shkojme ne Laç per te zhvilluar lojen tone, kuptohet duke pase parasysh edhe gabimet e shumta qe kemi bere ne ndeshjen me Partizani”- eshte shprehur nder te tjera ai.

Prononcimin e plote te trajnerit Mirel Josa dhene ne konferencen e sotme per shtyp, mund ta ndiqni duke klikuar ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube, ne linkun e meposhtem: