Diten e sotme jane mbyllur dy prej kampionateve te moshave qe zhvillon Shoqata Rajonale e Futbollit Shkoder, pikerisht ato per grupmoshen U9 dhe U13. Sa i takon kampionatit U9, meqenese gjate gjithe kohezgjatjes se tij nuk ka patur pike per ekipin fitues dhe humbes.

Por organizatoret kane perzgjedhur kater ekipet me te mira te cilat jane ndeshur me njera- tjetren dhe pikerisht sipas çifteve Atletik A- The Door A dhe The Door B- Vllaznia.

Nderkohe me interes ka qene finalja e grumoshes U13 ku perballe njera- tjetres ishin ekipet Atletik dhe Ada. Keto dy ekipe kishin eliminuar ne gjysmefinale, Atletik duke fituar 3-0 ndaj Don Boskos, ndersa Ada ka mundur 2-0 Djelmnine.

Finalja e sotme eshte shoqeruar me rivalitet por ekipi Atletik ka qene me i pergatitur dhe ka fituar me rezultatin 2-1. Velipojaket jane munduar te rivalizojne, kane shenuar edhe nje gol me ane te futbollistit Andrea Gjeka, por vetem kaq sepse ne fund eshte detyruar te pranoje humbjen.

Ne kete menyre Atletik Klub Shkodra esnte kampion i Zones se Shkodres per grupmoshen U13 per sezonin 2021-2022. Nje sukses ky mese i merituar i te gjithe pjestareve te ketij ekipi te drejtuar nga trajneri Eder Zmijani.

Neser nderkohe do te mbyllen edhe kampionatet e grupmoshave U11 dhe U15. Edhe per ate U11 nuk do te kete klasifikim, nderkohe qe me interes pritet finalja e 15 vjeçareve ne mes ekipeve te Atletik dhe Vllaznise./SHKODRA-SPORT.COM/