Pak si shpejt, por po mbushet nje vit qe Mjeshtri i Madh dhe legjenda e futbollit shkodran e shqiptar- Ramazan Rragami, nuk eshte me ne mes nesh. Pikerisht per kete arsye, ne kete pervjetor te pare te ndarjes nga jeta te tij, ne Shkoder diten e diele do te kete nje aktivitet shume interesant.
Ai do te organizohet nga Bashkia Shkoder, ne bashkepunim edhe me Klubin e Futbollit Vllaznia, familja Rragami organizon nje aktivitet te veçante. Fillimisht ne oren 10.00 ne nje nga sallat e stadiumit “Loro Boriçi” do te zhvillohet ceremonia perkujtimore, ku miq, kolege e gazetare do te risjellin para te gjitheve serish figuren e profesor Zanit.
Te ftuar perpos familjareve do te jene edhe perfaqesues te Bashkise Shkoder, te Federates Shqiptare te Futbollit, veterane te futbollit shkodran dhe jo vetem si dhe gazetare te shumte sportive.
Me pas aktiviteti do te spostohet ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ku do te zhvillohet kupa “Ramazan Rragami” me pjesmarrjen e ekipeve te gazetareve te Shkodres, Tiranes e Kosoves si dhe nje ekipi te perbere nga ish- futbolliste kuqezi, pjese e ekipit Shpresa te drejtuar nga Zan Rragami qe u pat kualifikuar per ne 8 me te mirat e Europes.
Ne fund te ketij turneu do te zhvillohet edhe ceremonia e ndarjes se trofeve per pjesmarresit dhe e kupes per ekipin fitues. Padyshim qe profesor Zani e meriton kete nderim sepse ka qene nje figure qe i ka bere nder futbollit shkodran dhe atij shqiptar./SHKODRA-SPORT.COM/