Verdiktet e shortit te turit te pare te “UEFA Women’s Champions League” jane percaktuar dhe kampionia e Shqiperise- Vllaznia, do te jete pjese e grupit 7 se bashku me skuadren islandeze Valur, ate turke Ankara BB Fomget dhe kampionen e Kosoves Ep Com Hajvalia.

Po ashtu tashme eshte bere e qarte se ne baze te shortit, eshte zgjedhur Shkodra dhe Shqiperia dhe organizatoret e kater ndeshjeve kualifikuese te ketij grupi qe do te nxjerrin ne kete menyre edhe skuadren e cila do te kualifikohet per ne turin e dyte te ketij kompeticioni te rendesishem europiane.

Pjesmarres ne short ka qene edhe presidenti i Vllaznise Lazer Matija dhe menaxherja e pergjithshme e ketij ekipi Matilda Matija. Ne nje prononcim per mediat, numri 1 i kesaj skuadre eshte shprehur:

“Mendoj se eshte nje short i veshtire sepse kemi te bejme me nje grup ku jane pjesmarrese skuadra shume te mira. Do te veçoja ate islandeze Valur sepse kemi te bejme me nje kampionat dhe kombetare te njohur ne Europe per futbollin e femrave. Po ashtu edhe ekipi turk eshte i nje niveli te larte, pa lene kurrsesi menjane edhe kampionen e Kosoves te cilen e njohim mire.

Risia e ketij shorti ishte percaktimi i Shkodres per here te pare si vendi mikeprites i ndeshjeve te ketij grupi. Kjo eshte nje kenaqesi edhe per tifozet tane, por kuptohet qe ka edhe pergjegjegjesine e organizimit te ndeshjeve, megjithate edhe me mbeshtetjen e Bashkise Shkoder, te Klubit te Futbollit Vllaznia dhe te Federates Shqiptare te Futbollit, besoj se do ia dalim.

Sa i takon ndeshjeve, sigurisht qe objektivi i pare eshte fitorja ndaj Hajvalise ne ndeshjen e pare dhe te kualifikohemi per ne finalen e grupit e me pas te shohim. Nderkohe gjate kesaj periudhe po merremi me merkaton. Mund te kete edhe firo nga skuadra, ashtu siç do kete edhe shume afrime dhe shpresoj te ndertojme nje skuader sa me te forte per ndeshjet e shtatorit”./SHKODRA-SPORT.COM/