Shorti i turit te pare te “UEFA Women’s Champions League” ka vene jo vetem ne te njejtin grup, por menjehere perballe ne gjysmefinale dy ekipet shqiptare, Vllaznine dhe Ep Com Hajvalia te Kosoves.

Kuptohet qe ne kampin shkodran jane shume optimist per kalimin e turit dhe per me teper qe ndeshjet do te luhen ne Shkoder, por te njejten gje pretendojne edhe kampionet kosovare. Nje gje e tille shprehet edhe ne fjalet e presidentit te Hajvalise Xhavit Pacolli.

“Shorti nuk është aspak i lehtë, pasi të gjitha ekipet kanë më shumë përvojë se ekipi ynë në garat ndërkombëtare. Por besoj se do të jemi gati që këtë herë të bëjmë diçka më shumë.

“Ndeshjen e parë e luajmë me Vllazninë, ekip që e njohim mirë dhe që është i fortë. Megjithatë, unë besoj se këtë herë do të bëjmë një hap më shumë pasi duam të avancojmë në rundin e dytë dhe të tentojmë kualifikimin në fazën e grupeve, që nuk do të jetë lehtë.

Do të bëjmë të pamundurën për një gjë të tillë, pasi mendoj se është momenti i fundit që të tregojmë forcën tonë edhe në arenën ndërkombëtare. Ne tashmë jemi ne negociata me shumë lojtare të huaja që kanë përvojë, pasi duam të ndërtojmë një ekip të fortë për Evropë.

Nuk do të kursejmë asgjë për shkak se kërkojmë suksesin. Po ashtu gjasat janë të mëdha që të angazhojmë edhe një trajner të huaj. Do të kompletohemi dhe përgatitemi mirë, pasi javën tjetër do të fillojmë me stërvitje”- eshte shprehur numri 1 i Hajvalise.