Rruga e Eni Imamit me Dinamon është drejt fundit. Këtë gjë e paralajmëron vetë mbrojtësi kryeqytetas nëpërmjet rrjeteve sociale, që e bën çështje kohe zyrtarizimin diku tjetër.

Duke pozuar me menaxherin Mario Cenolli, Imami shkruan: “Destinacioni i ri po vjen”. Dhe pse Imamit i ka mbetur 1 vit tjetër nga kontrata që nënshkroi vetën e kaluar, gjithçka duket e mbyllur.

Dinamo nuk ja doli që të qëndrojë në Abissnet Superiore këtë sezon. Pas disa vitesh blutë e kryeqytetit siguruan ngjitjen, por aventura e tyre nuk zgjati shumë. Sezoni i dështuar i kryeqytetasve mund të ketë qenë arsyeja e ndërprerjes së bashkëpunimit.

Ne kete menyre, mbrojtesi nuk e çon deri ne fund kontraten qe pat firmosur me Dinamon pas largimit nga Vllaznia dhe shume shpejt mind ta shohim ne nje skuader te re.