Figura e Viktor Jubanit sigurisht që nuk mund të harrohet kollaj për vetë kontributin e dhënë në vite për volejbollin shkodran dhe atë shqiptar.

Jo më kot, ekipi i Vllaznisë para ndeshjes së sotme ndaj Teutës ka vendosur të mbajë një minutë heshtje në nderim të tij.

Për këtë arsye, volejbollistët kuqeblu bashkë me trajnerët Kraja e Ademi por edhe me ekipin e Teutës, arbitrat e takimit dhe tifozët e pranishëm në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, janë ngritur në këmbë dhe në heshtje kanë nderuar Viktor Jubanin.

Ky i fundit siç dihet, është ndarë nga jeta tre ditë më parë ndërkohë që trupi i tij ka mbërritur sot nga Italia dhe nesër në orën 13.00 do të zhvillohet ceremonia e varrimit.
© shkodrasport.com