Boksieri shkodran Jetmir Kuçi është në përgatitjet e fundit për ndeshjen e rradhës në boksin profesionist. Këtë herë përballë do të ketë grekun Kostandinos Kavvadias, në ndeshjen që do të zhvillohet në sallën sportive “Feti Borova” në Tiranë mbrëmjen e datës 8 shkurt. Objektivi i boksierit të mirënjohur shkodran padyshim që është fitorja ndonëse është 40 vjeç megjithatë falë përgatitjes së bërë, do tentojë suksesin.

Nëse do e arrinte, kjo do të ishte fitorja e tij e tetë në boksin profesionist ndërkohë që ka edhe tre humbje të pësuara. Duke folur në lidhje me ndeshjen e rradhës, Kuçi për “Shkodra Sport” do të shprehej: “Nuk kam shumë informacion për kundërshtarin tim megjithatë gjatë këtyre ditëve do të mundohem të mësoj më tepër por gjithsesi unë po punoj fort të përgatitem ashtu si duhet për t’ia dalë me sukses dhe për ta fituar këtë ndeshje. Sigurisht që nuk do të jetë ndeshja ime e fundit në boksin profesionist pasi kam ende për të dhënë në ring”.
© shkodrasport.com