Wednesday, April 15, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREVOLEJBOLL/ Vllaznia e femrave fiton ndeshjen e parë të play-out ndaj Studentit,...

VOLEJBOLL/ Vllaznia e femrave fiton ndeshjen e parë të play-out ndaj Studentit, qëndrimi në Superligë tashmë shumë pranë

Vllaznia në volejboll për femra është shumë pranë realizimit të objektivit minimal të këtij sezoni: Qëndrimit në Superligë. Kjo sepse ajo e ka fituar me rezultat të pastër 3-0 ndeshjen e parë të play-out ndaj Studentit. Kjo sfidë është luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe është dominuar nga vajzat kuqeblu.

Ato nuk kanë hasur në rezistencë nga kundërshtaret e tyre dhe si rrjedhojë i kanë fituar të tre setet pa shumë vështirësi. Të parin e kanë mbyllur me shifrat 25-12, të dytin 25-15 dhe të tretin 25-17.

Në këtë mënyrë Vllaznia hedh një hap të rëndësishëm për qëndrimin në Superligë edhe në sezonin e ri. Ndeshja e kthimit në mes këtyre dy skuadrave do të luhet nesër (e enjte) në orën 18:00 në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit. Shkodranevee u mjafton edhe vetëm një set i fituar për të siguruar objektivin dhe të gjitha gjasat janë që të ndodhë kështu.

Trajneri Dorian Tafa para pak ditësh u shpreh disi ashpër në lidhje me mungesën e vëmendjes ndaj këtij ekipi, çka ka bërë që ai të mos luftojë për të fituar trofe, por tashmë të gëzohet nëse siguron qëndrimin në kategori.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments