Situata ne kampin e Vllaznise ne prag te ndeshjes finale ndaj Lacit, duket se eshte pozitive. Ky pozitivitet duket se eshte edhe ne rradhet e opinionit sportiv shkodran.

Ish-futbollisti kuqeblu, Gilman Lika, sot me trajner me Akademine Basania, shpreson shume qe sot Vllaznia ta sjelle Kupen ne Shkoder.

Lika mendon se shanset jane 50-50 ne kete finale. Megjithate, duke folur ne nje interviste per “Shkodra Sport”, ai ka besim te plote qe shkodranet do e fitojne Kupen. Me pas, i pyetur nga “Shkodra Sport”, per nje parashikim te rezultatit, sipas tij, Vllaznia do te fitoje 1-0.

“Sot eshte nje finale dhe shanset jane 50-50. Shpresojme qe te fitoje Vllaznia.

Kam shume besim se kemi per ta fituar kete Kupe per shume arsye. Mendoj se kemi me shume cilesi dhe ne qofte se te gjithe bashke japin me te miren, atehere do ta fitojme kete finale.

Padyshim se, tifozeria ka nje ndikim te madh te ekipi jone dhe shpresoj qe te jene ne numer maksimal, qe mbeshtetja te jete sa me e madhe. I bej thirrje qe te kete mbeshtetje maksimale gjate 90-minutave.

Parashikimi? Mendoj se do fitoje Vllaznia 1-0”,-mbylli prononcimin e tij, ish-mesfushori i Vllaznise, Gilman Lika.

Maringlen ZHIVANI