Ada e Velipojes, pjese e grupit A te Kategorise se Dyte te futbollit shqiptar, po rrezikon seriozisht renien. Ne nje kohe qe tashme, Kategoria e Dyte eshte futur ne fazen me te nxehte te saj, teksa pak nga pak skuadrat kane nisur te bejne edhe “kalkulimet” e tyre per arritjen e objektivave, velipojaket duken me shume se kurre te rrezikuar per renien nga Kategoria.

Ne fakt, nga ajo qe eshte pare ne ndeshjet e meparshme, duket se ky sezon ka pasur nje Ade krejt tjeter nga ajo e sezoneve te kaluar, teksa aktualisht ajo rrezikon seriozisht mbijetesen ne Kategorine e Dyte.

Megjithate, trajneri Florian Frroku (Lala), te cilit presidenti i Ades, Alfred Pjetri i besoi drejtimin e skuadres, beson dhe mendon se ekipi i tij do te arrije te mbijetoje, pasi sipas teknikut shkodran asgje nuk eshte e pamundur dhe asgje nuk ka perfunduar akoma.

Frroku foli rreth ballafaqimit te fundit te ekipit te tij ndaj Murlanit, por edhe per ndeshjen e rradhes me Shenkollin ne transferte. Poashtu nder te tjera, trajneri i Ades u shpreh se nuk e priste nje ecuri te tille nga ekipi qe drejton, ndersa theksoi se kishte nje bindje qe keta futbolliste mund te benin me mire gjate ndeshjeve qe jane zhvilluar deri me tani. Per me shume, lexoni intervisten e tij dhene per gazeten tone gazetarit Maringlen Zhivani.

– Frroku, çfare po ndodh me Aden e Velipojes, pese humbje rradhazi qe e veshtiresojne qendrimin e saj ne Kategorine e Dyte?

Po, eshte e vertete. Ne fakt, jane disa humbje rradhazi nga skuadra qe nuk po arrin te dale nga kjo ecuri negative rezultatesh. Kjo normalisht e veshtireson qendrimin ne kategori, por gjithsesi mbetet per t’u pare deri ne fund, pasi jane edhe pese ndeshje per t’u luajtur.

-E prisnit kete ecuri kaq te dobet te ekipit tuaj Frroku?

Ne fakt, jo nuk e prisja. Isha ne dijeni qe ne fillim per veshtiresite dhe gjendjen e skuadres, por kisha nje bindje se do te benim me mire nga se kemi bere deri me tani, duke pasur parasysh edhe perberjen e futbollisteve, por si duket ka qene e veshtire pershtatja e tyre, pasi ne fazen e dyte jane afruar shume futbolliste te rinj dhe normalisht, mungesa e eksperiences ndikon mjaftueshem dhe ne shume raste na ka penalizuar.

-Sa e veshtire eshte qe Ada te mbijetoje ne kete kategori ne fund te sezonit?

Normalisht qe me humbjen e fundit ne kampionat me nje kundershtar direkt, sic ishte Murlani, na e veshtireson situaten per te qendruar ne kategori, por do te luftojme sepse nuk eshte e pamundur, pasi jemi akoma ne gare dhe asgje nuk ka perfunduar.

-Si eshte gjendja e grupit aktual qe keni, mendoni se mund t’ia dilni me organiken qe keni?

Gjendja e grupit eshte e mire, pavaresisht disa demtimeve qe na penalizuan, sic ndodhi edhe ne ndeshjen e fundit. Jane shumica djem te rinj ne moshe qe kane deshire per te luajtur, punojne shume ne cdo seance stervitore dhe besoj se me disa futbolliste me eksperience do te bejme me mire ne vazhdim.

-Ndeshja e rradhes me Shenkollin ne transferte, si e shikoni kete duel Frroku?

Ndeshja e rradhes ne transferte ndaj Shenkollit normalisht qe eshte e veshtire. Do te shfrytezojme kete jave qe eshte pushim qe te pergatitemi dhe te synojme fitoren, sepse ne kete faze vetem piket na nevojiten me shume se asgje tjeter.

-E fundit, beson trajneri Frroku se Ada e Velipojes do te mbijetoje ne Kategorine e Dyte?

Normalisht qe une kam besim, pasi e thashe se jane disa ndeshje deri ne fund per t’u zhvilluar dhe do mundohemi qe te marrim maksimumin, duke shpresuar deri ne fund.
Maringlen ZHIVANI