Vllaznia ne basketboll per te reja mbron titullin kampion te kesaj grupmoshe per te tretin vit rradhazi dhe shpallet kampione e Shqiperise edhe per sezonin 2022-2023.

Verdikti perfundimtar i ketij kampionati eshte dhene pasditen e sotme kur ne Shkoder eshte luajtur ndeshja finale e kampionatit, ajo ne mes Vllaznise dhe Goga Basket. Keto dy ekipe e kane fituar kete te drejte pasi kane mundur ne gjysmefinale perkatesisht ekipet e Tiranes dhe The Roses.

Sfida finale eshte ndjekur nga nje numer i konsiderueshem tifozesh te cilet kane pare nje perballje shume interesante ne parketin e pallatit te sportit “Qazim Dervishi”, e cila ka qene e rivalizuar nga fillimi e deri ne fund.

Megjithate Vllaznia ka qene me e qarte ne lojem e saj, duke e udhehequr vazhdimisht rezultatin dhe si rrjedhoje ne fund ka arritur te fitoje me rezultatin 69-61 duke merituar ne kete menyre edhe titullin kampion.

Ne fund te ndeshjes eshte zhvilluar edhe ceremonia e dorezimit te kupes dhe medaljeve per te gjithe ekipin e Vllaznise. Nje suksese mese i merituar i te gjitha vajzave te cilat ne. Drejtimin e trajneres Medina Mustafa treguan edhe njehere tjeter se jane me te mirat ne Shqiperi./SHKODRA- SPORT.COM/