Në orën 17:15 trajneri i Kombëtares kuqezi Silvinjo dhe sulmuesi Sokol Cikalleshi do të dalin në një konferencë për mediat në prag të ndeshjes me Poloninë.

Rikujtojmë që para pak orësh ekipi dhe stafi i Shqipërisë mbërritën në Varshavë, teksa në orën 18:00 do të kryejnë edhe stërvitjen e fundit për sfidën e madhe të së nesërmes. Trajneri u shpreh optimist për sfidën ndaj Polonise duke theksuar se ekipi është gati.

“Po, jemi gati. Pas dy muajsh e gjysmë punë, për të kuptuar pak lojtarët shqiptarë, flasim praktikisht për 70 lojtarë të monitoruar nga stafi, kemi parë 240 lojtarë dhe zgjedhur 23 për të bërë këtë ndeshje. E dimë që është ndeshje e vështirë, por do të luhet, janë 90 minuta për t’u luajtur. Janë të fortë, por jemi të lumtur me punën me të gjithë dhe atmosferën që kemi filluar të krijojmë me ta. Kemi një shans gjithmonë por të gjithë së bashkë është më e lehtë.

E kemi vendosur ekipin. Siç e thashë jemi gati, por jemi gati të 23. Ajo që duam është punë grupi, atmosferë dhe ambient i mirë dhe Cikalleshi është një prej tyre, i rëndësishëm, i fortë si të tjerët. Kemi formacionin titullar që do të shihni nesër. E rëndësishme për mua, pasi i njoha të gjithë, i stërvita, ishte të përçoja idenë e futbollit që kemi ne që mund të përforcojë të gjithë këta lojtarë. Pastaj të shkojmë në fushë mirë. Kjo është ajo që duam. Është një ndeshje e fortë, por jemi në gjendje ta përballojmë. Gjëja më e bukur që kam mësuar në karrierë janë 90 minutat, aty luhet”, tha Silvinjo

“Polonia është një ekip shumë i fortë dhe ne e dimë këtë, edhe pse e humbi ndeshjen me Çekinë, ne jemi fokusuar tek puna jonë. Jemi munduar të krijojmë një ekip kompakt me trajnerin Silvinjo. Polonia vjen pas një performanca të mirë në Botëror, golat e shpejtë që pësuan e çekuilibrin skuadrën. Ata kanë lojtarë të mirë që luajnë në ligat më të forta në Europë. Nuk duhet të futemi me idenë që ata janë të dobët. Ne çdo ndeshje që futemi luajmë për fitore, duke parë grupin që kemi, çdo ndeshje ka specifikën e saj, do bëjmë një ndeshje kompakte, do bëjmë kujdes mos pësojmë gol, nuk duam që të pësojmë.

Nesër sduhet të humbim, ne kemi forcën dhe straegjinë tonë, fusha do e tregojë çfarë kemi punuar. Është një skemë klasike ku çdo lojtar e ndjen veten komod. Me skemën 3-5-2 nuk kemi arritur aty ku duhet. Ne mund të bëjmë edhe më mirë. Ne jemi një Kombëtare e vogël dhe çdo lojtar është i rëndësishëm. Këta janë lojtarët, nuk fokusohem tek ajo që na mungon por tek ajo që kemi. Jemi një grup që mbështetemi, duke qenë bashkë dhe me harmoni do futemi në fushë dhe të bëjmë më të mirën”, u shpreh Cikalleshi.