Vllaznia ne futboll per femra ka marre edhe nje tjeter fitore ne kampionat dhe hedh edhe nje hap tjeter drejt titullit te 10-te kampion te Shqiperise. Mesditen e sotme ajo ka fituar me rezultatin 5-0 ndaj ekipit te Lushnjes. Kur kane mbetur edhe 6 jave deri ne fund te kampionatit, ajo duket se nuk ka asnje pengese per suksesin e rradhes.

Ndeshja eshte luajtur ne stadiumin “Roza Haxhiu” te Lushnjes dhe eshte dominuar nga vajzat kuqeblu. Duhet thene se trajneri Leka i ka dhene hapesire disa futbollisteve te reja serish ne kete ndeshje duke i aktivizuar nga minuta e pare.

Keshtu ne porte kete here ka qene Synaj, per te vazhduar me mbrojteset Vuksani, Gjergji e Vruçaj, mesfushoret Aliaj e Kodra si dhe me sulmuesen Borci. Kjo e fundit eshte rikthyer ne fushe pas nje kohe te gjate pas aksidentit qe ka pesuar dhe ne shenje respekti vajzat e ekipit i kane dhene edhe shiritin e kapitenes.

Perpos ketyre lojtareve te reja, ne fushe kane qene edhe ato me pervoje si Mustafaj, Franja, Gjini e Doçi. Kjo e fundit ka shenuar edhe golin e pare te ndeshjes vetem pak minuta pas startit te saj dhe me pas edhe dy te tjere. Nuk ka munguar te shenoje edhe Borci ne pjesen e pare qe kesisoj mbyllet ne shifrat 4-0.

Ne te dyten ka edhe nje gol te peste me autore Gjinin dhe ne kete menyre i gjithe takimi mbyllet ne shifrat 5-0. Vllaznia pas javes se 12-te te kampionatit kryeson e vetme dhe me pike te plota 36, nderkohe qe per t’u veçuar eshte edhe golaverazhi i saj, prej 85 golash te shenuar dhe asnje te pesuar./SHKODRA-SPORT.COM/