Poloni-Shqipëri është ndeshja e nesërme që do të luhet në Varshavë. Silvinjo kërkon ta nis në mënyrë pozitive këtë debutim, por nga krahu tjetër, polakët e luajnë si një finale të vërtetë.

Stadiumi pritet të jetë i tejmbushur në mbrëmjen e nesërme.

Tifozët kanë zgjedhur që ta mbështesin nga afër Poloninë pas humbjes së fundit me çekët. Nga krahu tjetër, shteti ndërhyn për të lehtësuar sadopak mbështetësit e futbollit.

Nga ora 06:00 e mëngjesit-01:00 të ditës pasardhëse, tifozët kanë të siguruar transportin publik falas në Varshavë. Ata duhet të paraqesin biletën e blerë të stadiumit apo akreditimin për të udhëtuar pa pagesë.