Te dielen ne “Loro Boriçi” do te luhet ndeshja ne mes Vllaznise dhe Beselidhjes. Kjo e fundit duket se ka dale nga pretendimet e saj megjithate do te vije ne Shkoder me pretendime per te marre pike.

Kete gje e ka deklaruar edhe trajneri i saj Vladimir Gjoni ne nje prononcim te dhene per “sportekspres.com” kur ka deklaruar:

“Edhe pse ne kemi dalë nga objektivat tona për këtë sezon, kjo nuk na ka ndalur që ne të jemi seriozë në këtë garë të Kategorisë së Parë. Këtë javë luajmë në transfertë në Shkodër dhe jemi të gatshëm që ta ndalim skuadrën shkodrane.

Në skuadrën tonë i kemi kualitetet që ta arrijmë këtë synim, edhe pse Vllaznia aktualisht mbetet skuadër e pathyeshme në Shkodër”, u shpreh Gjoni para ndeshjes me shkodranët, që zhvillohet të dielën në “Loro Boriçi” prej orës 15:00.

Ne kampin shkodran nderkohe mendojne ndryshe sepse per ta fitorja ndaj Beselidhjes i ofron edhe me shume me Superligen dhe per kete arsye, nuk do te neglizhojne ne asnje menyre per te marre trepikeshin e rradhes.