Java e 32-të e Abissnet Superiore do të jetë e ndarë në tre ditë të ndryshme, sipas programit të ndeshjeve të përcaktuar nga FSHF.
Sfidat fillojnë të premten, me derbin kryeqytetas mes Dinamos dhe Tiranës që është shumë i rëndësishëm si për “Final 4”, ashtu edhe për mbijetesën.
Kryesuesit e Vllaznisë zbresin në fushë të parët të shtunën, ndaj Vorës në orën 16:00. Më pas, në darkë e kanë radhën duelet Teuta-Elbasani dhe Egnatia-Flamurtari. Java e 32-të do të mbyllet të dielën me ndeshjen mes Partizanit dhe Bylisit.
JAVA 32
E premte, 17.04.2026
Dinamo – Tirana ora 19:00
E shtunë, 18.04.2026
Vora – Vllaznia ora 16:00
Teuta – AF Elbasani ora 19:00
Egnatia – Flamurtari ora 19:00
E diel, 19.04.2026
Partizani – Bylis ora 19:00


