Rasti Vinicius nuk ka kaluar pa u vënë re në Spanjë dhe ja ku vijnë masat e para. Sipas asaj që raportoi El Pais, në rast të fyerjeve raciste nga shkallët e stadiumit para, gjatë dhe pas ndeshjes, policia do të ketë mund të ndërhyjë.

Forcat e policisë do të veprojnë në bashkëpunim të ngushtë me arbitrin e ndeshjes për të mos filluar, ndalur apo pezulluar ndeshjen, përkohësisht ose përfundimisht.

Nëse kjo nuk mjafton për të qetësuar fyerjet raciste, do të mund të vazhdohet edhe me largimin e spektatorëve të pranishëm në një zonë të caktuar të stadiumit, ose të gjithë të pranishmit në tribuna.

Nisma është marrë nga Ministria e drejtuar nga Fernando Grande-Marlaska, i cili tashmë ka propozuar këtë udhëzim për sezonin e ardhshëm.

Qëllimi është largimi i racizmit nga stadiumet, duke përfituar nga kaosi i krijuar nga “rasti Vinicius”. Kujtojmë se futbollisti i Real Madrid u vu në shënjestër të ofendimeve raciste nga tifozët e Valencia-s në Mestalla. Gjatë dhe pas ndeshjes.

Kjo shkaktoi një reagim të prerë nga lojtari, por edhe nga institucionet dhe i gjithë vendi iberik si dhe nga bota e futbollit në përgjithësi./telesport/