Shoqata e Bashkimit te Arbitrave te Futbollit Shqiptar ne nje mbledhje te saj të zhvilluar ditën e sotme ka marre vendim per te bojkotuar te gjitha aktivitetet futbollistike te fundjaves. Te indinjuar nga dhuna e ushtruar ne Lac ndaj kolegut te tyre Lorenc Jemini dhe ne gjendje jo te mire psikologjike “xhaketat e zeza” te futbollit kane vendosur te mos i perdorin bilbilat dhe flamuret e tyre ne te gjitha ndeshjet ëeekand-it shqiptar te futbollit. BAFSH ka shperndare nje komunikate ne te cilen zbardh arsyet e bojkotit dhe kerkon mbeshtetje nga te gjithe aktoret e shoqerise shqiptare.Ky është vendimi që kanë marrë gjyqtarët e futbollit dhe duket se këtë fundjavë futbolli shqiptar do jetë pushim, pa kampionate.