Momente shume te mira per futbollistin shkodran Elton Fikaj. Ai ndonese eshte vetem 17 vjeç, eshte grumbulluar me ekipin e pare te Panathinaikos ne fazen pergatitore qe eshte duke zhvilluar ne Austri, por jo vetem kaq.

Lojtari i linjes se majte pelqehet shume nga trajneri Jovanoviç dhe kete e konfirmon me se miri fakti qe ne njeren prej miqesoreve te skuadres greke ne token austriake, Elton Fikaj e ka nisur ate si titullar nga minuta e pare ne formacion.

Ka ndodhur pikerisht ne miqesoren ndaj ekipit kroat NK Rogaska te fituar nga Panathinaikos me rezultatin 3-1. Dhe paraqitja e futbollistit te kombetares U19 te Shqiperise ka qene shume e mire.

Kjo natyrisht qe ia rrit vlerat gjithnje e me shume ketij lojtari qe luan edhe si mbrojtes i majte, po ashtu edhe ne qender te repartit te prapavije dhe madje shume skaute te ekipeve te ndryshme kane shfaqur interes per kete futbollist.
Gjergj KOLA